Pa infrastrukturë rrugore dhe mes mbeturinave të shumta. Kjo është situata në fshatin Sanxhak të Kurbinit, zonë e cila ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Laçit.
Me pamjen e një fshati të harruar, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore ka vështirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve.Ata thone se premtimet për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme, por situata mbetet e pandryshuar, ptej dekadash.
Në fshatin Sanxhak të Kurbinit jetojnë rreth 1 mijë familje, të cilat përballen çdo ditë me mungesën e investimeve bazë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e kushteve minimale të jetesës.

Artikulli paraprakTË RINJTË E SHKODRËS MBJELLIN NDRYSHIMIN
Artikulli tjetërKËRKOI ZËVENDËSIM TË MASËS SË SIGURISË, APELI I GJKKO RRËZON VELIAJN