
Në një mbrëmje të mbushur me miqësi, shërbim dhe frymë bashkëpunimi në mjediset e Hotel Colosseu u kurorzua binjakëzimi ndërmjet Rotary Club Shkodra dhe Rotary Club Tetova, një urë e re bashkëpunim , mirëkutimi dhe humanizmi ndërmejt dy qyteteve dhe rotarianeve shqiptare
Ky binjakëzimi nuk ishte vetëm një akt simbolik por një zotim për të shërbyer sëbashku dhe për të ngritur ura miqësie, dhe për të forcuar idealet rotariane në dobi të dy komuniteteve
Në këtë ngjarje morën jesë rotarianë nga Shkodra, Tetova si dhe nga Tirana, ndërsa mori pjesë edhe guvernatori i Distriktit Shqipëri-Kosovë , Arben Dushi, duke I dhënë këtij aktiviteti një rëndësi të vecantë.


