Pasditen e së premtes është kurorzuar me sukses përfundimi i kupës me ermin “Artan Medja” organizim që erdhi në nderim të ish-futbollistit të Vllanzisë ai u nda nga jeta 24 vite më parë.

Kupa me emrin e tij ka startuar rreth tre javë më parë dhe ndeshja finale ka dhuruar shumë emocione organizim që u realizua nga Alban Neziri.

Ndeshja është mbyllur në barazimin 2-2 ku më tej janë gjuajtur edhe penalltitë. Kështu fitues u shpallën skuadra që si kampiten kishte Admir Mehja dhe futbollistët e tjerë si Guri, Kuçi, Çoba, Isufi por kanë qënë pritjet e portierit Filtron Kiri që bënë që të arrijnë fitoren.

Ndërkohë skuadra që u pozicionua në vendin e dytë përbëhej nga Behari, Isufi, Paçrami, Kaçi etj. Në fund të aktivitetit është organizuar edhe ceremonia e dorëzimit të kupave.

Kanë marrë pjesë në të përveç familjarëve të Artan Medjes edhe ish- trajnerët e tij Taip Piraniqi e Ismet Hoxha si dhe ish- kolegët futbollistë Edi Martini, Armir Grima, Suad Lici, Uliks Kotrri, Brikeno Bizi, Safet Osja etj.

Ka patur dy dhurata për familjarët e Artanit, pikërisht një orë me fotografinë e tij, si dhe një fanellë e Vllaznisë me numrin 10 me të cilën ai ka luajtur.

Më pas është dorëzuar kupa për portierin më të mirë- Filtron Kirin si dhe për lojtarin më të mirë të aktivitetit- Alis Paçrami. Momenti më interesant ka qenë dorëzimi i kupës nga Agron Medja (i vëllai i Artanit) në duart e kapitenit të ekipit fitues Admir Mehja.

Padyshim që të gjithë kanë përjetuar emocione dhe mbi të gjitha, janë ndjerë mirë sepse është kujtuar një sportist i cili fatkeqësisht u nda herët nga familja dhe shokët e tij.

Alban Neziri i kënaqur që ia arriti qëllimit për realizimin e kësaj kupe premtoi se në bashkëpunim sërish me klubin Vllaznia do të ketë të tjera kupa edhe në të ardhmen në nderim të figurave të tjera sportive që nuk jetojnë më.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“LAC” PASTRIM NË PLAZHIN E SHËNGJINIT
Artikulli tjetërGJOKA: PËR NE LUFTA DO VAZHDOJË DERI NË FUND