
Ai është peshkatar prej 40 vitesh, dhe në fundjavë e gjetëm në vendin e tij të punës, në Zogaj, por pak ndryshe nga përditshmëria. Hazi Pateriku, varkën e tij të peshkimit e përdori si një “karrem” për të tërhequr të vegjlit e për t’I shpjeguar atyre disa rregulla mbi peshkimin. Pasion që synon ta trashëgojë tek brezi I ri.
Peshkatari tregon se ushtrimi I këtij profesioni është bërë I vështirë, për shkal të zhdukjes së disa specieve, por edhe ndotjes së liqenit.
Për fëmijët, kjo eksperiencë është unike.
Grupi I pushuesve kishin ardhur nga Tirana, për një vizitë në Zogaj këtë fundjavë. Por kjo ide e përfshirjes së fëmijëve në peshkim, do të mbahet mend si një eksperiencë e veçantë kryesisht tek ata që për herë të parë peshkuan në liqenin e Shkodrës.