Pasi kryeministri Kosovës vendosi që të heqë taksën për lëndën e parë të mallrave serbe, një reagim nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Kurti bëri të ditur dje se me 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Grenell përmes një shkrimi në Twitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, ndërsa thekson se pozicioni i SHBA-së është i qartë’ tarifa duhet të largohet tërësisht. “Ne nuk e mbështesim heqjen e taksës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti.

Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë edhe Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, Kurti gjatë një konference për media ka shpalosur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ai u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të nisin me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.

Siç ka thënë Kurti, nëse pala serbe dëshmon përkushtimin në ndalimin e fushatës jomiqësore ndaj Kosovës dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave tregtare jotarifore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina për një periudhë prej 90 ditëve.

Artikulli paraprakIKJA MASIVE NË VITIN 2019, 23 MIJË SHQIPTARË KËRKUAN AZIL NË BE. JA SA JANË LARGUAR NË 8 VITET E FUNDIT
Artikulli tjetërSKOCI/ PARLAMENTI MIRATON VENDIMIN PËR DHËNIEN FALAS TË PRODUKTEVE SANITARE PËR TË GJITHA GRATË