Në fjalën e tij të parë, pasi ka arritur të sigurojë një rezultat historik, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur se ky mandat do të jetë “pa hakmarrje”, duke iu referuar të kaluares. Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti shtoi se nuk do të jetë prioritet.

“Pa inate e pa hakmarrje do ta zhvillojmë vendin tonë. Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet kemi drejtësinë dhe punësimin”, tha Kurti.

Artikulli paraprakNGRICAT ‘PUSHTOJNË VENDIN’, ARRSH: KËTO JANË AKSET MË PROBLEMATIKE! LËVIZNI ME GOMA DIMËRORE OSE ZINXHIRË
Artikulli tjetërKTHJELLIME, VRANËSIRA DHE RESHJE TË PAKTA BORE…MOTI PËR SOT