Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës që të dëshmonte këtë të martë.

Prokuroria Speciale theksoi se do të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, sipas njoftimit zyrtar.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTONTE MJETIN PA LEJE DREJTIMI, ARRESTOHET 25-VJEÇARJA
Artikulli tjetërSFIDAT E GRAVE DHE VAJZAVE TË DHUNUARA