PRONARËT: NUK IA LËSHUAM ME QERA PD-së NDËRTESËSN POR SHEFIK DIBRËS. Zhvendosja e Partisë Demokratike Shkodër në strehën e re është e paligjshme.

Huani Kurti, një prej bashkëpronareve të ndërtesës ku ndodhet selia e re e PD-së, ka dërguar një letër deri tek kryetari i demokratëve Lulzim Basha teksa pretendon se ka një kontratë të mëparshme ku parashikohet që për të tretët duhet më parë pëlqimi i pronarëve. Selia e re e PD-së Shkodër është zhvendosur në qendër të qytetit pranë zonës së tregtimit valuator. Kjo polemikë në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit nuk tingëllon mirë për demokratët.

I nderuemi Z. Lulëzim Basha Quhem Huana Kurti, arësyeja që po ju shqetësoj është në lidhje me ndërtesën në të cilën po vendosni selinë e re të PD-së në Shkodër. Familja ime është bashkëpronare në këtë objekt të cilin ne ja kemi dhënë me qera Z. Shefik Dibra në Nëntor të vitit 2007. Pronarët kanë disa vite që kanë konflikt me Z. Shefik për mos përmbushjen e kontratës. Në fillim të Janarit të këtij viti mora vesht që PD-ja dega Shkodër, ka shkuar të shikojë objektin e sipër përmendur. Menjëherë kam lajmëruar privatisht Z. Ramiz Çoba, kryetarin aktual të degës së PD-së Shkodër, për problemet në lidhje me këtë objekt, që Z. Shefik Dibra është debitor prej katër (4) vitesh ndaj bashkëpronarëve dhe ajo që është me e rëndësishme për degën e PD-së së Shkodrës një prej pikave të kontratës ku në mënyrë specifike thuhet: “Po kështu qiramarrësit nuk i lejohet të lidhë nënkontratë me persona të tretë, pa marrë më parë pëlqimin e qiradhënësit.” Në mënyrë private e kam lajmëruar disa herë Z. Ramiz Çoba që të lexojë me përpara kontratën që Z. Shefik Dibra ka me bashkëpronarët e objektit të sipërpërmendur. Keti Koka, nji prej bashkëpronarëve gjithashtu ka komunikuar me telefon me Z. Ramiz, të cilit i ka shpjeguar se si qëndron situata e bashkëpronarëve me Z. Shefik përsa i përket mos plotësimit të deyrimeve të kontratës si edhe i ka kërkuar atij që të lexojë kontratën që Z. Shefik ka me bashkëpronarët përpara se të vendosë ta marrin objektin e sipërpërmendur në përdorim, mbasi nji prej pikave është që asnji person i tretë nuk mund të lidhë një nënkontratë për objektin e sipërpërmendur. Unë po ju bashkangjis një kopje të kontratës që Z. Shefik Dibra ka me bashkëpronarët. Ju lutem rishikoni këtë vendim të Z. Ramiz Çoba ku ai ka shkelur nji kontratë të ligjëshme. Në rast të kundërt do të jemi të detyruar të ndërmarrin nji betejë mediatike dhe ligjore me palën e tretë, degën e PD-së Shkodër. Duke ju falenderuar Ju më përpara për kohën dhe për marrjen në konsideratë të kësaj çështje jam në pritje të një përgjigje për këtë problem. Me nderime, Huana Kurti P.S. Kjo letër do ti dërgohet për dijeni edhe Ambasadës Amerikane mbasi dy prej bashkëpronarëve janë nënshtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/_a8gQkTtkQ4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]