Kush e përmbyti Shkodrën? Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha përplasen në seancën e sotme të Kuvendit.

Edi Rama: Unë kam premtuar s’do ketë më kurrë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo vullneti i natyrës. Sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon përmbyti në mënyrë të hatashme Shkodrën. Janë ngritur tërë shkodranët me në krye Voltana Ademit të ndalojë projektin dhe të ribëhet projekti. (I drejtohet ish kryetarit te bashkise se Shkodres ) A je dakord që By pass i Bunës të vazhdojë të ndërtohet siaps projektit të bërë nga Saliu. Hajde mbro projektin ose bashkohu me mua që projekti të ndryshojë. Edhe kur qeshni, qeshni me urdhër të Saliut. Lorenc hajde dil dhe mbaj qëndrim për by pass e Bunës Edhe gjithë Shkodra mendon se duhet ndryshuar rrënjësisht projekti. E vetmja pritë që Saliu deshi ti ngrinte urën u kthye në mur për të qorruar shikimin e shkodraënve në Liqen; Nëse mbështet projektin qorr të Saliut je në lartësinë që të këroon detyra e përfaqësimit në këtë grup që mendon vetëm me sytë e mëndjen e Saliut.

Sali Berisha: Ju them ju e qytetarëve të Shkodrës. Shkodra përjetoi tre përmbytje gjatë mandateve të qeverisë tonë. Njëra po shkonte drejt apokaliptikës. Pothuajse në gjysmën e qytetit ujrat arritën në 2 metra, lartësi dhe dije këtu O injorant se nuk u hapën digat, digat e shpëtuan Shkodrën nga apokalipsi. Se Shkodra u përmbyt nga liqeni. Po të hapeshin portat e cila është e detyrueshme, Shkodra do të merrte një gjëmë të madhe, por falë mobilizimit ët shkëlqyer të atij kryetarit të bashkisë, Shkodra nuk pati asnjë viktimë. Për By Passin e Shkodrës u morën tre grupe ekspertësh, nga Suedia, Italia.

Ishte kusht për të ndaluar përmbytjen e Shkodrës. Liqeni fryhej çdo ditë me centimetra. Më dëgjo se nuk kemi prirjen të dëgfjojmë injorancën tënde. Vetëm by pass sipas tre grupeve kryesore ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur në shkallën më të lartë përmbytjen nga liqeni, dhe nga fryrja e Bunës. Por ti erdhe e ndërpreve financimin. Ky ishte hapi i parë. By Passs i Shkodrës i cili shkon nga 40- 60 milionë euro, nuk është aspak një vepër e preferueshme. By pass u shndërrua në digë sepse ky ishte sygjerimi i tre grupeve për të mbrojtur Shkodrën.