Familia Abe është kthyer në një burim frymëzimi, një legjendë e vërtetë që do të tregohet për shumë breza me krenari.

Bëhet fjalë për vëlla e motër, Uta dhe Hifumi Abe të cilët arritën të shpalleshin kampionë olimpikë brenda pak minutave në Tokyo 2020 në Xhudo.

E para ishte motra Uta e cila në finalen e madhe për kategorinë deri në 52 kg, mposhti rivalen e fortë franceze Amandine Bouchard. Një kurorëzim i ëndrrës së saj në moshën 20-vjecare teksa ende nuk kishin mbaruar duartrokitjet për të, diku pak metra më tutje vëllai i tij Hifumi luajti në finale përballë gjeorgjianit, Margelashvili të cilin e dominoi pa asnjë problem.

Një tjetër medalje e artë që e bën familjen Abe, një shembull dhe tashmë janë heronjtë e Japonisë.

Fitorja e tyre e dyfishtë nuk është e para pasi fituan dy medalje të arta brenda një ore edhe në Botërorin e Bakut në Xhudo dhe me moshën e re të tyre kanë përpara ende mundësi të mëdha për ta bërê familjen Abe të vetmen që nxjerr kampionë të tillë dhe fitues të dyfishtë.

Për Japoninë është një fat i madh që mund të ketë fitues dhe kampion të tillë vetëm brenda një familjeje, të përkthyera në medalje të sigurta në vitet e ardhshme.