Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë.

Të emëruarit gjatë kësaj jave janë, siç thotë njoftimi i Zyrës së Kryeministrit, janë Fëllëzna Podrimaj si këshilltare politike e cila ishte pjesë e kabinetit të Kurtit edhe në mandatin e tij të parë.

Gjithashtu, edhe Jeton Zulfaj dhe Shenaj Shala, kjo e fundit përveç këshilltare politike është edhe shefe e protokollit. Të tre ishin pjesë e kabinetit të Kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti I dhe do të vazhdojnë të jenë.

“Të emëruarit gjatë kësaj jave janë: Znj. Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike. Jeton Zulfaj, këshilltar politik. Znj. Shenaj Shala, këshilltare politike/Shefe e Protokollit.

Të tre ishin pjesë e kabinetit të Kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti I, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë Kryeministrit Kurti në mandatin e ri”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakFRANCË, RRITJE E NDJESHME E NUMRIT TË PACIENTËVE ME COVID-19 NË KUJDESIN INTENSIV
Artikulli tjetërQEVERIA E PRANON: VIKTIMAT E PANDEMISË MË SHUMË NGA SA JANË RAPORTUAR