Kryeministri Edi Rama ju drejtua kandidatëve për kryebashkiakë që në nisje të fushatës të bëjnë takime derë më derë për të përcjellë tek cdo qytetar vendosmërinë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor, dhe të shuajnë kështu të gjitha dyshimet që lindin nga situata politike në Shqipëri.

Në të njëjtën linjë, Rama i bëri thirrje kandidatëve, që të informojnë qytetarët se cfarë ndëshkimi të rëndë ka Kodi Penal, në rast se dikush tenton të bëhet pjesë e skenareve të mundshme të opozitës jokuvendore për të penguar dhe bllokuar procesin zgjedhor. Nëse dikush dënohet për krime zgjedhore – tha Rama, atëherë i ndalohet përjetë hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama tha se 30 qershori do të shënojë një etapë të re të procesit demokratik në Shqipëri dhe të politikbërjes. Në një takim me kandidatët për kryetarë për bashkiak, kreu i qeverisë tha se vendi nuk mund të mbetet peng vetëm sepse kundërshtari, opozita jo parlamentare, kërcënon me trazira në procesin zgjedhor.

Artikulli paraprakLIVING – PASIONI GATIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, FRANKO BURRAJ THYEN REKORDIN NË 200 METËR