Një ndër enigmat më turturuese ka marrë një përgjigje të saktë e përfundimtare. Kush ka ekzestuar e para veza apo pula? Një grup shkencëtarësh anglezë kanë dalë në përfundimin se pula është krijuar para vezës.

Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat-kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës. Kolin Friman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield, në një studim të pak viteve më parë, kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog. Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.

Artikulli paraprak1000 MIJË NJERËZ PUNOJNË NË KRYEMINISTRI PËR EDI RAMËN
Artikulli tjetërEDI PALOKA KUNDËR TOM DOSHIT: VOTOVE TË BIRIN E KRISTAQIT