Deputetja e PS Evis Kushi tha në mbledhjen në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE -Shqipëri II se turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit duke shtuar se transformuan mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik. Ajo shtoi se synojnë që vendi të jetë ‘drejtuese’ në rajon sa i përket turizmit.
“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të natyrës teknike, por shprehin dëshirën tonë që Shqipëria të drejtojë me vlerat ekonomik europiane dhe besueshmëri.

Modernizmi i turizmit detar dhe bregdetar, dhe menaxhimin e sezonit turistik. Turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit tonë, jemi të angazhuar që të jetë i vetë qëndrueshëm dhe i përfaruar me standardet e BE.

Ne kemi futur certifikimin dixhital sa i përket operatorëve turistik detar, përmes e-Albania. Nga maji 2025, 192 operatorë janë certifikuar që të punojnë brenda këtij sistemi dhe kjo nuk është shifër e thjeshtë është shenjë që Shqipëria është e gatshme për të qenë drejtuese në rajon sa i përket turizmit të rregulluar dhe të pastër.

Po kufizojmë privatizimin dhe po u mundësojmë bashkive që të investojnë në infrastrukturë. Është model i ekuilibruar që nxit zhvillimet privat duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve.

E kemi transformuar mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik, nuk i takon vetëm tregut, por i takon qeverisjes qendrore.
Krijimi i një task force nga ministria e turizmit tregon angazhimit tonë për t’iu përgjigjur krizave dhe për t’u koordinuar nga pikëpamja institucionale”, tha Kushi.

Artikulli paraprakBALLA TAKIM NË STRASBURG ME RAPORTUESIN PËR SHQIPËRINË NË PE
Artikulli tjetërDËSHTON PËR HERË TË 34-TË KONSTITUIMI I KUVENDIT