Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s, Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak‘TERRITORIALJA’ MIRATOHET NË KUVEND ME 85 VOTA, EDHE BRAÇE PRO: DO E SQAROJ PSE
Artikulli tjetër“S’BËHEN ‘HESAPE PA HANXHINË’ ME PS”/ HARTA E RE TERRITORIALE, REAGON RAMA: SHTYSË MODERNIZUESE PËR VENDIN, U ZBULUAN EDHE DUART E PISTA