Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit. Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakERIC WENDT NIS SOT MISIONIN SI AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI, DO T’I DORËZOJË LETRAT KREDENCIALE BEGAJT
Artikulli tjetërSOT NDESHJA SHQIPËRI-BJELLORUSI, POLICIA PLAN MASASH! NGA ORA 17:00 BLLOKOHEN RRUGËT RRETH STADIUMIT ‘AIR ALBANIA’