Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një ligjëratë e hapur me studentët,me temë “Kushtet e Drejta të Tregut për Konkurrueshmëri” nga Hendrik Bosshammer, ekspert i OECD. Aktiviteti u fokusua në rëndësinë e integritetit dhe kushteve të drejta në treg për forcimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Zëvendësdekania e Fakultetit të Ekonomisë theksoi se aktivitete të tilla janë të rëndësishme për studentët, pasi i ndihmojnë të kuptojnë më mirë funksionimin e tregjeve dhe rolin e transparencës në rritjen e konkurrueshmërisë.
Në takim u theksua rëndësia e krijimit të kushteve të barabarta dhe transparente për zhvillimin e një konkurrueshmërie të qëndrueshme, në përputhje me praktikat e OECD në Evropën Juglindore.

Artikulli paraprakFËMIJËT NË RRUGË, BASHKIA AKTIVITETE INFORMUESE
Artikulli tjetërZGJEDHJET, MEDIA DHE PËRDORIMI I SHTETIT NË FUSHATË