Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e gjuetarëve për ta shpallur të paligjshëm moratoriumin e gjuetisë, duke e lënë këtë moratorium në fuqi edhe për 5 vjet të tjera.

Gjuetarët janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim që sipas tyre iu shkelen të drejtat për të ushtruar aktivitetin e gjuetisë, ndërsa paralajmëruan se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Moratoriumi për gjuetinë u miratua në 2 qershor 2016 dhe do të jetë  në fuqi deri në 2021. Kujtojmë se nga ana e saj, Federata e Gjuetarëve theksoi në argumentet e paraqitura para Kushtetueses se me këtë moratorium, shkelen të drejtat për të ushtruar gjuetinë, duke synuar sipas saj, përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Sipas ekspertëve, dy vite moratorium të gjuetisë nuk ishin të mjaftueshëm që llojet të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm të arrinin shtimin optimal, ndaj u kërkua shtyrja e afateve të këtij ligji me 5 vite të tjera. Në një reagim në rrjetin social, gjuetarët kanë deklaruar se protestat janë rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj cështje Sot fillon nje dite e re beteje edhe me e forte kunder vendimit te padrejte,ekstrem dhe te papergjegjshem te pushtetareve dhe klases politike.Mos u ligeshtoni dhe dorezoni.Ruani gjakftotesine.E drejta jone do te vihet ne vend.Keta “bandille” me siguri qe do te pendohen me padrejtesine kunder gjuetareve.Kemi bere maksimumin e perpjekjeve per kauzen tone por kjo s,do te thote te dorezohemi.Kemi mjete dhe alternativa te tjera shume me te fuqishme.Qe sot po sistemohet dosja ne GJEDNJ ne Strasburg.