Edhe pse kanë pasur debate të ashpra në një seancë maratonë plenare, PD dhe PS kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar ndryshimet e reja në Kodin e Ri Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës.

Drafti i ndryshimeve është miratuar me 108 vota pro, dhe pas pëlqimit të presidentit Bajram Begaj, ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Ndryshimet në Kod përfshijnë edhe afrimin e afatit në 12 mars, si data e fundit per regjistrimin e partive dhe kandidatëve në KQZ, për zgjedhjet e 11 majit.

Artikulli paraprakSKANDAL NË LEZHË , I RIU VENDOS PAJISJE PËRGJIMI NË BANESËN E SË FEJUARËS
Artikulli tjetërGODINA E BASHKISË SHKODËR VISHET ME FLAMURIN E KOSOVËS PËR 17 VJETORIN E PAVARËSISË