Nga foltorja e Kuvendit ku më parë foli ish deputeti socialist Ben Blushi Kryeministri Edi Rama mbrojti reformat dhe rritjen ekonomike si reale dhe është ulur papunësia

“Shakaxhinjtë që mendojnë se ekonomia mund të rritet duke shkruar përralla mund të vazhdojnë të shkruajnë përralla, por rritje ekonomike do arrihet nga reformat që po bëjmë ne.

Kryeministri Rama është ndalur edhe në ekonominë në vend. Sipas tij, ekonomia ka filluar të zgjerohet dhe kjo bazohet në fakte të verifikueshme.“Ekonomia ka vazhduar të zgjerohet nga investimet private dhe rimëkëmbja e konsumit privat. Rritja e përshpejtuar me 3% në tre-mujorin e parë të 2016, vazhdoi me 3.2% në tre-mujorin e dytë. Ekonomia bazohet në fakte statistikisht të vërtetueshme dhe jo në shkeljen e syrit të të varfërve…po sesa do arrini të gënjeni, do e shikoni në qershor të 2017”, tha Rama.