Seanca plenare e kësaj të enjteje është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor.
Siç u raportua më herët, besohet se kjo seancë është anuluar për arsye të vizitës së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë, si edhe prej akteve të revoltës që priten nga opozita.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.