
Kuvendi ka vendosur që mandati i deputetit Koço Kokëdhima të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, 106 kanë votuar pro, 2 kanë votuar kundër dhe 4 të tjerë abstenuan. Kushtetuesja tashmë do të shqyrtojë kërkesën e PD, e cila pretendon se deputeti socialist ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Abissnet, pas kohës që ishte bërë deputet.
/ Star Plus TV /


