Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë në orën 18:00. Në këto momente po votohet shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se ky Kuvend do të mblidhet edhe me 22 mars ku do të zgjidhen kryetarët e rinj të institucioneve të reja të partisë.

Kjo mbledhje vjen në një moment kur ish-kryeministri Sali Berisha  që prej orësh 10:00 po mban në stadiumin  “Air Albania”  Kuvendin e PD-së ku ka nisur procesi i votimit per shkarkimin e Lulzim Bashes.

Në nje mesazh drejtuar demokratëve në ditëlindjen e 31 të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë dhe se të gjithë jemi udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA IRONIZON KUVENDIN E SALI BERISHES
Artikulli tjetërMBYLLET VOTIMI I FSHEHTË, NIS NUMËRIMI I VOTAVE PËR SHKARKIMIN E LULZIM BASHËS