Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave parlamentare për shqyrtimin e tij.

Nisma është mbështetur nga 91 deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa më herët projektligji ishte miratuar edhe në Komisionin për Legjislacion.

Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAPORTI/ VETËM 14% E SHQIPTARËVE VERIFIKOJNË INFORMACIONIN ONLINE, NDËR MË TË ULËTAT NË EUROPË
Artikulli tjetërTRAJTIMI I QENVE ENDACAK, SFIDAT DHE ZGJIDHJET