Seanca e parë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit ka nisur me përplasje mes opozitës që bllokoi foltoren dhe maxhorancës që kërkonte vijimin e procedurës për verifikimin e mandateve të deputetëve. Seanca zgjati vetëm 24 minuta, ndërsa opozita u kthye te strategjia e vjetër e bllokimit. Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Garda e rrethoi, ndërsa në emër të shumicës parlamentare, Taulant Balla propozoi 6 emrat për Komisionin e Verifikimit të Mandateve për 140 deputetët e rinj.
Anëtarët e komisionit, të cilët u miratuan, janë:
-Milva Ekonomi
-Olsi Komici
-Aulona Bylykbashi
-Hatixhe Konomi
-Elton Korreshi
-Arkend Balla.
Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj u larguan dhe do të rikthehen pasdite, në 17:00, për t’u betuar një nga një.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA MERR DEKRETIN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS “DËNOJMË VRASJET DHE DHUNËN”