Seanca e radhës plenare e Kuvendit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 17:00. Në fokus të kësaj seance do të jenë diskutimet mbi çështje të ngritura nga qytetarët gjatë takimeve me deputetët, duke qenë se java e kaluar ishte javë e gjelbër, e dedikuar për aktivitet në zonat elektorale.

Sipas rendit të ditës, parashikohet:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19 shkurt 2026.

Njoftime.

Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

***

Po ashtu pritet që në seancë të mos mungojnë debatet me karakter politik, me theksin te imuniteti i Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin me akuzat për abuzim me tenderat.

Te premten e 17 shkurtit, kryeministri Edi Rama bëri ndryshime radikale në Qeveri, duke larguar përfundimisht nga kabineti qeveritar, Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës. Në postin numër 2 të Qeverisë shkoi Albana Koçiu, ndërsa te Infrastruktura administratori aktual i OSHEE, Enea Karakaçi.

Ndryshimet në Qeveri

Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.

Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

Artikulli paraprakSHKOLLA “TRING SMAJLI” MODEL SUKSESI
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH KRYESINË NESËR NË ORËN 9:00, ÇFARË PRITET TË DISKUTOHET