Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur sot Parlamentin për të miratuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Tre kandidaturat për të cilët Kuvendi so të votojë sot janë Ermira Tafani, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.

Opozita nuk u bë pjesë e procesit pasi e konsiderojnë atë si antikushtetues. Për këtë fakt ata sot do të dalin në një protestë që do të zhvillohet brenda dhe jashtë parlamentit. Kandidatet qe nuk plotesuan kriteret për Kryeprokuror

1- Granit Shahu nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

2- Arqile Koça përmbush kushtin 15 vite pune, nuk ka gradë shkencore

3- Besnik Muçi përmbush kriteret formale, nuk plotëson kriterin e vjetërisë në punë

4- Artur Selmani plotëson pjesërisht kriteret ligjore.

Raporti do i dorëzohet Kuvendit dhe të hënën pritet të jetë votimi.

Artikulli paraprakPROTESTUES NGA SHKODRA NË TIRANË, POLICIA KONTROLLE NË BELTOJË
Artikulli tjetër“PROKURORIA E KATANIAS MBYLL HETIMET PËR “HABILAJT”, TAHIRI JASHTË LISTE”