Evgjeni Bashari do të jetë kryetarja e re ILDKPI-së, institucion ky që skanon dhe heton pasurin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Ajo u zgjodh sot nga Kuvendi me 100 vota pro. Përballë saj ishte Helena Papa.

Evgjeni Bashari mbante postin e sekretares së përgjithshme të ILDKPI-së dhe ishte parë si kandidatura e mundshme për të siguruar mbështetjen e Kuvendit.

Tani ajo do të ulet në karrigen e shefit të saj, Shkëlqim Ganaj.

Seanca e sotme ishte e fundit për këtë vit, Kuvendi do të mblidhet me 18 janar 2021.

Artikulli paraprakBASHA ME TË RINJ QË STUDIOJNË JASHTË: OBJEKTIVI I PD, KTHIMI JUAJ NË ATDHE!
Artikulli tjetërSHKODËR, OSHEE NË GATISHMËRI PËR FESTAT E FUNDVITIT