Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë së re, ndërsa nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Në një dalje publike për mediat, Basha tha se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi, ndersa e cilesoi qeverinë e re një fatkeqesi kombëtare.

“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.”, pohoi Basha.

Artikulli paraprak“MANDATI JUAJ I TRETË VJEN NË NJË KOHË ME PLOT SFIDA”, ALBIN KURTI LETËR URIMI RAMËS PËR QEVERINË E RE: TË NISIM PËRGATITJET PËR MBLEDHJE TË PËRBASHKËTA
Artikulli tjetër“T’IA NISIM ME PËRGATITJEN E MBLEDHJES SË PËRBASHKËT”, RAMA I PËRGJIGJET KURTIT: PAS KTHIMIT NGA ASAMBLEJA E OKB, VIZITOJ KOSOVËN