Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. 87 deputetë kanë votuar pro projekt-ligjit.

Ndërkohë 9 deputetë kanë qenë kundër buxhetit 2021 kurse 2 abstenim. Fillimisht më parë projekt-buxheti ka kaluar nëpër Komisionet përkatëse teksa është miratuar tek ‘Ligjet’ ndërkohë që prioritet i saj është shëndetësia, rindërtimi si dhe heqja e taksave për bizneset e vogla.

Votimi i sotëm ishte vetëm në parim për këtë projekt-buxhet teksa sot Kuvendi nisi shqyrtimin e tij me Denajn që e prezantoi dhe të tjerët që e komentuan.