Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pësoi fatin e shumë seancave të tjera.

Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në sallën ku ishin të pranishëm fare pak deputetë. Hedhja e gazit ka shkaktuar ndërprerjen e seancës që në nisje. Disa prej të pranishmëve në sallë kishin vendosur maska kundra gaz. Dy deputetë të Opozitës Salih Salihu dhe Mytaher Haskuka janë shoqëruar për në stacionin policor. Këta të fundit, njëri për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit e tjetri për hedhjen me ujë ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Shoqërimin e deputetëve në Polici e konfirmoi për KosovaPress edhe zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa në faqen e Vetëvendosjes në Facebook thuhet se “Nuk ka ujë që mund ta lajë krimin prej faqes së pushtetit. Protestat tona do të përshkallëzohen, këtë pushtet kriminal mund ta ndalë vetëm populli, në rrugë, sheshe, e kudo që mundet”. Prej më shumë se 6 muajsh, Kuvendi i Kosovës nuk i zhvillon normalisht seancat për shkak të bllokimit të tyre nga opozita.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEMIGRANTËT, SANDERS DHE KLINTON DEBATOJNË ASHPËR MES TYRE
Artikulli tjetërREFUGJATËT, RREZIKU PRITET TË KALOJË PËRMES ADRIATIKU