Shkodra ka një rini të mrekullueshme, dhe ky është një mesazh që ju duhet ta përçoni kudo. Ka qënë ky mesazhi që drejtuesi politik I PS Shkodër Benet Beci I përcolli të rinjve të Shkodrës në sallën e mbushur të Kinema Republika në Kuvendin Rinore të socialistëve të qarkut të Shkodrës. Drejtuesi politik Beci, u shpreh se rinia është një motivim dhe frymëzim për administratën, për bashkinë dhe qeverinë për të punuar më shumë për Shkodrën një qytet europian.

Shkodra Moderne, ishte mesazhi që drejtuesi politik Beci lançoi para të rinjve të Shkodrës që është në vetvete përfshin të gjithë projektet që janë pjesë e Shkodrës tashmë.

Kuvendi Rinor Shkodër, ishte konceptuar në formën e një forumi të hapur diskutimesh mes 20 të rinjsh me 5 panele të cilët diskutuan për sfidat që ka rinia sot, por edhe integrimin ne Bashkimin Europain.

Karta studentore, mensa e hapur publike pranë konviktit të universitetit, krijimi i hapësirave dhe bashkëpunimit me universitetin e Shkodrës por edhe investimet në infrastrukture ishin disa nga pikat e prekura ne kete diskutim mes të rinjsh të cilët përcuan mesazhe pozitive të angazhimit të të rinjve në jeten publike të qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakNOKA: DIASPORA PRIORITET I PD
Artikulli tjetërFUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI! NDËRRON JETË “IKONA” E SHKODRËS, SABAH BIZI