Kuvendi ka rrëzuar rezolutën e opozitës për çështjen e Jerusalemit, duke miratuar rezolutën e Partisë Socialiste që mbron qëndrimin e Shqipërisë në votimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Projekt rezoluta e PD-së u rrëzua me 73 vota kundër, 11 pro. Po me 73 vota u miratua edhe rezoluta e PS-së. PDIU ka votuar pro rezolutës së Partisë Socialiste dhe kundër asaj të PD-së. Shqipëria votoi kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Rezoluta shkaktoi debate gjatë ditës në Kuvend. Berisha deklaron se vota në OKB ishte kundër interesit shqiptar. Sali Berisha: Ta dënojmë me forcë sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë dhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit”. Shqipëria nuk do të nëhet kurrë shtojcën e sigurisë në politikën e sigurisë globale Edi Rama: Sot kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme. Sa të jetë kjo parti në qeveri nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë e të fshiheni pas një identiteti tjetër e të mos ju kapin.

Kuvendi ka rrëzuar gjithashtu projektligjin për ‘Statusin e minatorit’ me 70 vota kundër, i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË ARRESTUARIT PËR ATENTATIN ME TRITOL NË SHKODËR, XHAFAJ PARALAJMËRON TË TJERA ‘GODITJE TË FORTA’
Artikulli tjetërMIRATOHET ME SHUMICE TE THJESHTE LISTA FINALE PËR KLP DHE KLGJ