Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash kërkesen e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar me procedurë të përshpejtuar për çështjen “CEZ”.

Pasi diskutimeve të gjatë, në fund u vendos me votë ku 54 deputetë votuan kundër, 50 pro dhe 12 të tjerë abstenuan. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se qëndrimi i mazhorancës është i diktuar nga kreu i qeverisë. Ndërsa në fund kërkoi që të paktën propozimi i PD-së të futej në kalendarin 3-javor të punimeve parlamentare. Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se hetimin ndërkombëtar e ndalon Kushtetuta dhe 6 vendime të Gjykatës Kushtetuese.