Parlamenti do të votojë sot listën e tretë e emrave për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur me short 10 emra të cilët duhet të kalojnë në seancën e kuvendit. Ndryshe nga dy seancat e shkuara, kandidatët konsiderohen automatikisht të emëruar në seancë duke krijuar kështu dy institucionet e reja të drejtësisë.

Nga ana e saj opozita ka paralajmëruar qëndrim të ashpër duke akuzuar mazhorancën për shkelje të ligjit madje duke publikuar dhe dosje të disa prej kandidatëve.

Artikulli paraprakGJIKNURI TAKON KËSHILLTARIN E TRUMP: SHBA RIKONFIRMOI MBËSHTETJEN
Artikulli tjetërPOLITIKANIA THYEN REKORD, MBAN FJALIM TETË ORË