Kuvendi zgjedh anëtarët e komisionit për hapjen e dosjeve

Kuvendi ka votuar sot pesë anëtarët e komisionit që do të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit. Kandidaturat e votuara nga Kuvendit janë Gentiana Sula, Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Mirakaj. Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Selami Zalli, i mbështetur nga Partia Demokratike. Opozita nuk mori pjesë në votim, duke lënë kështu në fuqi vendimin e grupit parlamentar për të bojkotuar votimin e projektligjeve të rendit të ditës. Votimi për anëtarët e komisionit të dosjeve Gentiana Sula – 77 pro, 1 kundër, 1 abstenim Altin Hoxha, propozim i LSI- 76 pro, 1 kundër, 3 abstenim Mariglen Kasmi propozim i PS, 77 pro, 3 kundër Selami Zalli, nga PD, 9 pro, 67 jo, 4 abstenim Daut Gumeni, nga të përndjekurit, 76 pro, 3 kundër Simon Mirakaj, Shoqata e të Drejtave të Njeriut, 75 pro, 3 kundër

Artikulli paraprakPOLICIA ITALIANE PUBLIKON PERGJIMET E BANDES SHQIPTARE TE DROGES
Artikulli tjetërPROTESTUESIT NE BRAZIL KERKOJNE REGJIM USHTARAK