Vera që të gjithë e njohim dhe e duam, sjell me vete shumë elementë që e nxjerrin në pah si stinë të preferuar për të gjithë. Ushqimet, akulloret dhe frutat freskuese janë një zakon i përditshëm për të gjithë, edhe për ata që kujdesen për dietën e tyre. Sipas ekspertëve, fruti veror më me pak kalori është pjeshka.

Pjeshka i përket kategorisë së frutave me vlera të larta ushqyese. Ato janë të pasura me vitaminë C si dhe me antioksidantë të tjerë që janë të bollshëm dhe forcojnë mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve kardiovaskulare, goditjes në tru dhe kancerit. Gjithashtu, ato përmbajnë pak yndyrë dhe pa natrium dhe kolesterol, ndërsa në të njëjtën kohë kanë një përmbajtje të lartë kaliumi dhe fibra të tretshme dhe të patretshme.

Dhe të mos harrojmë se pjeshkët janë fruti i duhur që kontribuon në tretjen e mirë dhe shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

Artikulli paraprakINSTAGRAM , SË SHPEJTI ME NJË PËRDITËSIM TË RI
Artikulli tjetërAKSION PËR SHUARJEN E ZJARREVE, MBROJTJA: VËSHTIRËSOHET PUNA PËR SHKAK TË ERËS DHE TERRENIT