
Debati mbi përgjegjësinë politike dhe penale pas skandalit të fundit në Shërbimin Informativ, ku ish-drejtoresha Vlora Hyseni është vënë në arrest shtëpie si e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit është kryefjalë e seancës plenare.
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kjo e sotmja është seanca më e turpshme parlamentare.
“Ky është parlamenti i Ergys Agasit. Ai është kryemafiozi më i rrezikshëm i Evropës, sepse ai kontrollonte gjithçka”, deklaroi Berisha.


