VENDIMI PËR HEQJEN E MANDATIT PËR TOM DOSHIN MORI 80 VOTA PRO, PËR MARK FRROKUN MORI 79 VOTA. Parlamenti votoi për heqjen e mandatit të deputetëve të mazhorancës Tom Doshi dhe Mark Frroku duke i hapur rrugë kështu autorizimit të Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e tyre dhe kontrollin e banesave.

Vendimi për heqjen e mandatit për Tom Doshin mori 80 vota pro, ndërsa kërkesa për heqjen e mandatit për Mark Frrokun mori 79 vota pro dhe një abstenim.Ndërsa opozita braktisi seancën në momentin e votimit, në sallën e Kuvendit qendroi vetëm deputetja Mesila Doda.Për gati 2 orë Kuvendi u përfshi nga debatet për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për të kërkuar autorizim për arrestimin dhe leje për kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve. PD kërkoi shtyrjen me 48 orë të seancës për të respektuar sipas saj Rregulloren e Kuvendit, ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se nëse s’do të zbatohej rregullorja PS do të braktiste sallën e Parlamentit.Në momentin e votimit PD braktisi kuvendin duke deklaruar se nuk do të bëhej pjesë e kësaj farse. E vetmja nga deputetët e grupit PD që qëndroi në Kuvend ishte Mesila Doda, e cila jashtë kuvendit deklaroi “Nuk është një vendim kundër grupit por pro  ndërgjegjes time. Unë do vazhdoj të qëndroj në respekt të bindjeve të mija për një parlament më të mirë.”Mark Frroku ishte në seancë, ndërsa mungoi Tom Doshi.

Artikulli paraprakVRITET EFEKTIVI I POLICISË NË QËNDËR TË PRISHTINËS
Artikulli tjetërKAMPIONËT E BOTËS BARAZOJNË ME AUSTRALINË