
Kjo është Silvi Kastrati e cila pas shumë vitesh emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikas së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël kanë vendosur të kthehen për të jetuar në qytetin e tyre të lindjes, Shkodrën.
Rikthimi ishte I vështirë thotë Silvi, por tashmë është përshtatur më së miri në Shkodër dhe ndihet plotësisht Shkodrane.
Pas një granti të marrë nga zyra rajonale e agjensisë kombëtare të punësimit, Silvi ka nisur të zhvillojë biznesin e saj të qeramikës.
E paragjykuar nga rikthimi, Silvi thotë se është shumë e lumtur ndërsa nuk e ndërron Shkodrën me asnjë vend tjetër.