Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin që la mandatin e Vlorës për atë të Durrësit.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se Vlora është dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij.

Mes të tjerash ai qartësoi se Durrësi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt vendin.

MESAZHI I RAMES
Edi Rama: Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030🇦🇱