Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 36 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në Laç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen P. P., 69 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. P., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka aplikuar dy herë për pasaportë biometrike, duke paraqitur gjeneralitete të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, NUK IU BIND URDHËRIT TË PUNONJËSIT TË POLICISË, PROCEDOHET 34-VJEÇARI
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, DËME NË RRJETIN ELEKTRIK