Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku ka patur shkëmbim zjarri mes disa personave. Nga informacionet e para mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur një person, i cili është në gjendje të rëndë. Burime nga policia lokale kanë thënë se i plagosur ka mbetur shtetasi M.Ll, i cili u dërgua drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.