Laçi u kualifikua në turin e dytë të Conference League. Kurbinasit mundën 0-1 Iskran në Mal të Zi, ndërsa sfida në Shqipëri kishte përfunduar pa gola.

Ekipi i Shpëtim Duros mori situatën në dorë shumë shpejt. Në minutën e 19-të Mentor Mazrekaj merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi. Mazrekaj provoi me një krosim, por topi nuk u devijua nga askush dhe shkoi në rrjetë.

Pjesa e dytë solli disa raste. Laçjanët patën mundësi me Guindo, por pa patur saktësinë e duhur. Me eksperiencën e duhur, ekipi shqiptar ia doli të mbrojë rezultatin deri në fund.

Në turin e dytë të Conference League përballë Laçit do jetë Petrocub, skuadër kjo nga Moldavia.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI ITALIAN MARIO DRAGHI DHA DORËHEQJEN, PRESIDENTI MATTARELLA E REFUZON
Artikulli tjetërMARRËVESHJA PËR MENAXHIMIN E PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT, KUVENDI RRËZON DEKRETIN E METËS