
Qyteti i Laçit nuk do te kete me probleme me permbytjet të cilat për vite me radhë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese, duke shkaktuar edhe viktima.
Me financim te Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, është drejt përfundimit projekti i sistemimit të përroit që kalon përmes qytetit, investim me një vlerë 91.970.376 lekë.Punimet po realizohen në kanalin e mbyllur brenda qytetit, ku po kryhet betonizimi i brendshëm, ndërsa në periferi është duke u zgjeruar kanali ekzistues. Ky investim shihet si një nga më prioritarët për qytetin, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve të përsëritura ne Laç.
Sistemi i perroit te qytetit pritet ti jape zgjidhje perfundimtari problemit te permbytjeve ne Laç, te cilat kane nje shqetesim i vazhdueshem krysisht gjate periudhes se vjeshtes dhe dimrit.


