Laçi nuk është as hirushe e as një surprizë e madhe, janë thjeshtë një ekip perfekt në çdo detaj, një ekip me një buxhet shumë të vogël por me një shpirt shumë të madh. Ekipi i Shpëtim Duros vë në jetë një mrekulli shumë të bukur, thyen çdo parashikim dhe çdo tabu duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë të një turne evropian si Conference League.

Bardhezinjtë jo vetëm që rezistuan përballë ekipit të Craivoa po në fushë nuk ishin as inferior, përkundrazi, bënë lojën e tyre, duke i shkruar shumë herë pranë edhe golit të avantazhit.

Kurbinasit ruajtën edhe me fanatizëm atëherë kur duhej epërsinë minimale të fituar në ndeshjen e parë, duke e shndërruar në një fund të lumtur përballjen dyshe me ekipin rumun.

Aventura e Laçit në Conference League sa vjen e ndërlikohet teksa në raundin e tretë do të përballen me gjigandët belg të Anderlecht.