Laçi nuk surprizon dot kësaj radhe në Conference League. Kurbinasit janë mposhtur 0-3 në “Elbasan Arena” nga Anderlecht dhe vetëm mrekullia mund t’i kualifikonte për në fazën play-off.

Bardhezinjtë rezistuan deri në minutën e 27-të të pjesës së parë. Kurbinasit pësuan gol pas një goditjeje këndi. Protestat e Malotës ishin të kota, pasi për arbitrin lezhjani e kishte devijuar topin.

Harkimi në zonë u kthye në gol nga Delcroix dhe belgët e panë veten në epërsi. Ishte vetë Malota që gaboi, pasi nuk u mbuloi si duhet. Edhe goli i dytë u pësua njëlloj, pas një harkimi nga këndi. Hoedt me kokë nuk e fali portierin Alen Sherri dhe Anderlecht e mbylli pjesën e parë 2-0.

Kur pritej reagimi i Laçit në pjesën e dytë, vjen një tjetër gol i miqve, Refaleov ndëshkon për herë të tretë të besuarit e Shpëtim Duros. Nuk pati më gola, belgët fitojnë pastër dhe shkojnë në ndeshjen e kthimit pas një jave të qetë me 3 gola në avantazh. Kualifikimi për në play-off të Conference League thuajse i sigurtë.

Artikulli paraprakREFUZIMI I PRISHTINËS NDAJ MINISHENGENIT, SHBA: KOSOVA T’I QASET ME MENDJE TË HAPUR INTEGRIMIT RAJONAL EKONOMIK DHE TË PËRQAFOJË ZGJIDHJET QË JAPIN REZULTATE PËR KOSOVARËT
Artikulli tjetërTASHMË ËSHTË ZYRTARE, LIONEL MESSI NUK DO TË LUAJË PËR BARCELONËN