
Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Laçit ka ende mungesa të shumta.Edhe pse janë kryer disa ndërhyrje infrastrukturore si pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit, nevojat e kësaj shtrese të shoqërisë nuk janë marrë ne konsiderate.Në pjesën më të madhe të rrugëve të qytetit mungojnë rampat, dhe e njëjta situatë vihet re edhe pranë institucioneve të shërbimit.
Në këto kushte përsonat me aftesi të kufizuar duhet të kenë shoqërues me vete.Përfaqësuesi i shoqatës Dod Ndocaj, thotë se vështiresitë për të lëvizur janë të shumta dhe shpesh herë janë të rrezikuar dhe nga automjetet.
Sipas të dhënave zyrtare në Kurbin, numërohen rreth 200 persona me aftësi të kufizuar, ndersa Bashkia ben me dije se ne vazhdimësi po punohet për krijimin krijuar lehtësira në lëvizje dhe akses në shërbime.






