Emocione, gola dhe spektakël, por nuk ka fitues ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë. Sfida që hapi javën e 27-të të kampionatit Abissnet Superiore përfundoi në barazim 2-2, një ndeshje që ishte me dy tablo. Pjesa e parë u dominua nga Laçi, që mbylli fraksionin e parë të lojës në avantazh të dyfishtë, falë golave të shënuar nga Myrta dhe Tresa nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, e cila nisi me tre ndryshime nga Brdariç, Vllaznia dominoi totalisht, teksa shënoi dy gola me Çobën dhe Mensah. Kuqeblutë iu afruan disa herë golit të përmbysjes, por pa arritur që të shënojë golin e tretë. Kështu, u mbyll në barazim 2-2 sfida në Laç dhe dy skuadrat u detyruan që të ndajnë nga një pikë. Tashmë, Vllaznia do të vazhdojë të luftojë për dy vendet e para, ndërsa Laçi për mbijetesën.

Artikulli paraprak“TË NDALET NDOTJA E LIQENIT DHE LUMIT BUNA”
Artikulli tjetërËSHTË KOHA MË E MIRË PËR TË REFLEKTUAR DHE MEDITUAR, HOROSKOPI PËR SOT