Nga Vllaznia, Laçi vijon ecurinë pozitive. Kurbinasit nuk mposhten që nga ndeshja në Shkodër me Vllazninë në fazën e dytë, ndërsa sot mundën pikërisht Vllazninë 1-0.

Shtatë fitore dhe 1 barazim në kampionat radhazi tregojnë ecurinë fantastike të bardhezinjve.

Ndeshja u vendos nga një gol me penallti i Guindos në 65’. Miqtë nga Shkodra krijuan raste pa fund, por ishin të pafat.

Një humbje që djeg shumë për Vllazninë, që tashmë objektivin titull të harrojë. Laçi mbetet 6 pikë larg Tiranës.